Aksidenti me fatalitet në Podujevë, arrestohet ngasësi i dyshuar NULL NULL 20.12.2023 09:15 20.12.2023 09:15 Fotografi ilustruese e te arrestuarit Është arrestuar personi i dyshuari për shkaktimin e aksidentit me fatalitet në fshatin Llapashticë të Podujevës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngasësi i dyshuar është dërguar në mbajtje, raporton Klan Kosova. “Fsh. Llapashticë- Podujevë 19.12.2023 – 20:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasë meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale, lëndim vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), ndërsa lëndime trupore të rënda ka pasur një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.