Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksidenti fatal dhe sanimi i vonuar, Ministria arsyetohet me procedura në OSHP

NULL NULL
15.06.2026 14:49

Pas aksidenteve me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugovva”, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ka nënshkruar të premten kontratat për realizimin e punimeve për sanimin e skarpateve në autoudhën R7.

Projekti përfshin ndërhyrje në tri lokacione të ndryshme përgjatë autoudhës:

-Loti 1 – Sanimi i rrëshqitjes në km 72.4, me vlerë 2,087,952.94 €;

-Loti 2 – Sanimi i rrëshqitjeve në km 69.1 dhe 63.4, me vlerë 1,187,080.09 €;

-Loti 3 – Sanimi i rrëshqitjes në km 44.0, me vlerë 1,398,964.85 €;

-Vlera totale e projektit arrin në 4,673,997.88 euro.

“Ky projekt adreson segmente që kanë kërkuar ndërhyrje të specializuara me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik dhe mbrojtjes së infrastrukturës rrugore. Sipas planifikimeve, mobilizimi i operatorëve ekonomikë dhe fillimi i punimeve do të bëhet gjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Sa i përket pretendimeve të ngritura ditëve të fundit lidhur me këtë segment të autoudhës, Ministria ka tentuar të shfajësohet duke thënë se procedurat për projektin përkatës kanë qenë në shqyrtim në OSHP dhe “Ministria nuk ka asnjë mundësi ligjore të ndikojë në procesin e vendimmarrjes”.

lajme të ngjashme