Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident trafiku në Veternik, shkaktohen kolona të gjata

NULL NULL
06.08.2025 11:52

Një aksident mes dy veturave dhe një kamioni ka ndodhur në Veternik të Prishtinës.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se është lënduar një person.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira  tri automjete (1 kamion, dy vetura).  Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet tutje në konfirmim.

Ndërkaq, në pamjet e Klan Kosovës shihet e si pasojë e këtij aksidenti, në Veternik janë shkaktuar kolona të gjata.

lajme të ngjashme