Aksident trafiku në Dollc të Klinës, krijohen kolona NULL NULL 13.03.2026 07:27 13.03.2026 07:27 Foto: Klinainfo Mëngjesi në fshatin Dollc të Klinës ka nisur me një aksident trafiku. Sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale, aksidenti ka shkaktuar edhe kolona të automjeteve në këtë zonë. Por, zyrtarisht ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti. Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje lidhur me rastin.