Aksident në Mallakastër, vetura përplas 7-vjeçaren NULL NULL 28.08.2025 18:22 28.08.2025 18:22 Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Ballsh. Sipas Abc News, vetura me drejtues një 18-vjeçar ka përplasur një 7 vjeçare, e cila aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë 18-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.