Aksident në Kukës, humb jetën një person NULL NULL 12.06.2018 11:12 12.06.2018 11:12 Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kukës. Një i ri vetëm 31 vjeç ka ndërruar jetë pas aksident ku u përfshi në dalje të qytetit të Kukësit. Viktima është shtetasi Bekim Shehu. Makina e tij u përmbys dhe si pasojë 31 vjeçari me profesion berber, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. “Shtetasi Bekim Shehu, rreth 31 vjeç pasi ka marrë ndihmën e parë në këtë spital është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar”, thuhet një njoftimin e policisë.