Aksident në Gllamnik të Podujevës, katër të lënduar NULL NULL 28.04.2025 20:00 28.04.2025 20:00 FOTO ILUSTRUESE. Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. “Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.