Aksident në Gjilan, lëndohen dy policë NULL NULL 03.01.2024 20:13 03.01.2024 20:13 Një aksident ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në Gjilan, në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan. Një person nga pakujdesia, gjatë kthimit të pasigurt godet automjetin zyrtar të policisë, me ç’rast janë lënduar dy policë dhe shoferi i veturës civile. Kështu tha për Klankosova.tv Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit. Hashani theksoi se pas tretmanit mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan, të gjithë të lënduarit janë liruar për në shtëpi. “Rrethanat e rastit janë duke u hetues nga hetues policor të aksidenteve”, theksoi ai.