Aksident mes katër veturave në Stuttgart, dëmet qindra mijëra euro NULL NULL 11.03.2025 22:28 11.03.2025 22:28 Një aksident në të cilin janë përfshirë katër automjete, ka ndodhur mbrëmjen e sontme në trasenë Stuttgart-Weilimdorf. Sipas mediave gjermane, rruga është bllokuar për një periudhë të shkurtër dhe është shkaktuar një dëmtim i madh material, transmeton klankosova.tv. Aksidenti sipas autoriteteve, ka ndodhur rreth orës 18:00, derisa të gjithë personat e përfshirë kanë shpëtuar pa lëndime. Në aksident, një makinë ka përfunduar në një shpate afër rrugës. Arsyet e aksidentit ende nuk janë të qarta dhe janë pjesë e hetimeve të vazhdueshme. Policia ka vlerësuar dëmin në një shumë prej disa qindra mijëra eurosh. Tre makina ngelën të palëvizshme, dhe desh të tërhiqen mekanikisht nga vendi i aksidentit.