Aksident mes katër veturave në Gllarevë të Klinës, pesë të lënduar NULL NULL 06.08.2024 11:01 06.08.2024 11:01 Aksident trafiku, foto ilustruese. Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror i cili ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Rasti ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. Gashi tha se në aksident ishin të përfshirë katër vetura. “Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendngjarje kanë dalur njësitet relevante. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Gashi.