Aksident me shtatë të lënduar në Maliq NULL NULL 17.11.2024 08:03 17.11.2024 08:03 Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese. Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën Maliq-Pojan, ku shtatë persona kanë mbetur të lënduar. Sipas A2CNN, një mjet me targa greke dhe një furgon mallrash janë përplasur kokë me kokë, transmeton Klankosova.tv. Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se njëri nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë në reaminacion ndërsa gjashtë të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.