Aksident me fatalitet në Banjë të Malishevës NULL NULL 27.10.2024 09:05 27.10.2024 09:05 Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv. Një aksident me fatalitet është shënuar gjatë ditës së djeshme në Banjë të Malishevës. Lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili duke vozitur me veturën e tij dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima mashkull kosovar. “Si pasojë viktima dyshohet se ka mbetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, njofton policia transmeton Klankosova.tv