Aksident i rëndë në Tiranë me tre të vdekur NULL NULL 09.03.2023 23:40 09.03.2023 23:40 Aksident Tiranë Tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë përfunduar në spital, si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi në unazën lindore të Tiranës, pasditen e sotme. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues 20-vjeçarin, Klevis Ruçaj, ka qenë duke udhëtuar në unazën lindore me drejtim lëvizjeje nga Farka për tek rrethrrotullimi pranë TEG-ut. Pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, i njëjti ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Hyndai”, me drejtues Qemal Kurtin, rreth 60-vjeç. Ndërsa, si pasojë e aksidentit humbën jetën dy vajza që nuk janë identifikuar ende, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi”. Ndërkohë, nga spitali i Traumës mësohet se 24-vjeçari Klevis Ruçaj ndodhej në trajtim mjekësor intensiv, por humbi edhe ai jetën, kurse drejtuesi tjetër i mjetit, Qemal Kurti dhe pasagjerët OK, 24 vjeç, dhe A.K 51 vjeç, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /a2news.com