Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident i rëndë në Tepelenë, vdes një person

NULL NULL
01.08.2024 21:47

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan – Tepelenë pranë vendit të quajtur Kafaraj.

Sipas burimeve të Oranews, drejtuesi i mjetit tip “ Mercedes Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë, transmeton Klankosova.tv.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia ndërkohë që grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit vdekjeprurës. Në vendngjarje ka shkuar dhe një mjet zjarrfikës .

lajme të ngjashme