Aksident i rëndë në Korçë-Bilisht, humb jetën një grua NULL NULL 01.01.2025 22:45 01.01.2025 22:45 Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Zemblak ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë ka humbur jetën një grua që ishte pasagjere në një nga automjetet e aksidentuara. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe njëri nga automjetet është shkatërruar plotësisht ndaj është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti./Euronews