AKP-ja me asistimin e Policisë ia vendos drynin kompleksit “Rajska Banja” (VIDEO) NULL NULL nga Hekuran Sokoli 19.12.2023 15:43 nga Hekuran Sokoli 19.12.2023 15:43 Foto e përpunuar nga Klankosova.tv. Agjencia Kosovare e Privatizimit me asistimin e Policisë së Kosovës, e ka marrë nën kontroll kompleksin “Rajska Banja” në fshatin Banjskë të Zveçanit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani. Sipas tij, aksioni ka nisur sot në orën 12:00 dhe ende është duke vazhduar. “Policia e Kosovës sot ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit në kuadër të detyrave të veta që ata janë duke i kryer”, ka thënë Elshani.