Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AKK në luftë me qeverinë (VIDEO)

NULL NULL
nga Agnesa 18.12.2022 20:36

Shefat e sektorëve e divizioneve në Komunat e Kosovës gjatë vitit tjetër mund të ndryshohen. Kjo nëse kalon edhe në lexim të dytë në kuvend, Ligji për Zyrtarët Publikë.

“Pozitat menaxheriale në të ardhmen, të nivelit të mesëm dhe të ulët, do të jenë vetëm për 4 vite, dhe tash nëse kërkoni që të keni një staf kualitativ në këto pozita do jetë pothuajse e pamundur. Kjo sepse një person me integritet të lartë nuk aplikon për një pozitë kur e din se do të jetë në punë vetëm për 4 vite”, tha Sazan Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ibrahimi vlerëson se ligji ka implikime sa i përket autonomisë së pushtetit lokal dhe tendenca e tij është politizimi i skajshëm i administratës publike. Për të vërejtje kanë edhe monitoruesit e reformave në administratën publike.

“Rrënon sistemin e karrierës i cili nën supozimin se ligji aktual është i mbyllur dhe nuk lë mundësinë me apliku nga jashtë, që në fakt LZP aktual e promovon këtë aspekt, sepse shërbimi civil fillon të ndërtohet nga niveli profesional. Kemi sisteme të karrierës edhe në kategori tjera të zyrtarëve publikë siç janë ushtria dhe policia”, tha Naser Shamolli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Sipas, Shamollit ligji do të shkaktojë probleme praktike në funksionimin e administratës.

“Kemi me ardhë në situatën ku rreth 2,000 pozita do ta ndërkrejnë marrëdhënien e punës dhe do të instalohet mekanizmi i ushtruesve të detyrës”, tha tutje ai.

Ligji e ka kaluar leximin e parë, të premten në Kuvendin e Kosovës me 61 vota.

lajme të ngjashme