Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ajri i ndotur dëmton performancën kognitive

NULL NULL
28.08.2018 17:45

Ekspozimi kronik ndaj ajrit të ndotur mund të lidhet me performancën kognitive, ka treguar një studim i ri i realizuar në Kinë.

Hulumtuesit besojnë se ndikimi negativ rritet me moshën, dhe prekë më së shumti burrat me edukim të ulët.

Gjatë katër vjetësh, aftësitë në matematikë dhe në të folur të më shumë se 20,000 personave në Kinë janë monituaruar në kuadër të këtij studimi. Hulumtimi u realizua duke bërë matjet e dioksidit të sulfurit, dioksidit të nitrogjenit dhe pjesëzave me të vogla se dhjetë mikrometra në diametër, në vendet ku jetonin pjesëmarrësit.

Edhe pse në këtë studim është gjetur lidhja në mes të ajrit të ndotur dhe problemeve kognitive, nuk është treguar se çka e shkakton atë.

lajme të ngjashme