Ajo humbet kujtesën dhe harron dasmën NULL NULL 06.07.2015 10:50 06.07.2015 10:50 Jeremy Stamper është padyshim nëj ndër meshkujt që i afrohen mashkullit ideal. Ai ka bërë një gjest të pabesueshëm për gruan e vet. 19 ditë pas martesës së tyre e shoqja pëson një aksident duke humbur kujtesën. Ajo nuk arinte të mbante mend asgjë, madje as martesën e tyre. Por Jeremy nuk u dëshpërua dhe në përvjetorin e parë të dasmës së tyre riorganizoi një tjetër dasëm. Ngjarja ka ndodhur në Tenesi, SHBA. “Nuk dua të mërzitesh, por nuk e mbaj mend dasmën tonë”, i tha e shoqja. Dhe kështu Jeremy iu fut punës dhe brenda pak ditësh organizoi dasmën duke u rimartuar me gruan e tij.