Ahmeti, studentëve të Beogradit: Asociacioni është diskriminues NULL NULL 31.05.2016 13:03 31.05.2016 13:03 “Lëvizja Vetëvendosje dhe unë besojmë në integrimin socio-ekonomik të serbëve dhe jo në atë institucional”, ka thënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një intervistë me studentë të Shkencave Politike nga Beogradi, shkruan Danas, përcjellë Klan Kosova. Ahmeti ka deklaruar se është vërtetuar edhe me ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës se ky sistem nuk bënë punë. “E vetmja gjë që ka pasur sukses ka qenë pasurimi shumë i shpejtë i tyre dhe përmirësimi i jetës për vete. Ne e shohim integrimin socio-ekonomik si një mënyrë ku njerëzit i shesin produktet e tyre njëri-tjetrit dhe fëmijët shkojnë në shkollë së bashku”, ka deklaruar Ahmeti. “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është një zgjidhje e mirë. Perëndimi duhet ta kuptojë se disa gjëra nuk mund të zgjidhen brenda natës. Sipas kësaj marrëveshje komandanti i forcave të policisë duhet të jetë serb, kjo i bie që unë nuk mund të bëhem komandant policie vetëm pse jam shqiptar, ky është një diskriminim”. “Unë mendoj se fakti të jesh serb apo shqiptar në vetvete nuk të bënë komandant policie më të mirë apo më të keq”, ka thënë Ahmeti. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 22 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day