Ahmeti kundërshton masat e Hotit: Në zonën e gjelbër janë vendosur komuna të cilat nuk bëjnë asnjë testim NULL NULL 11.11.2020 13:13 11.11.2020 13:13 Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmetit ka reaguar pas masave të reja anti-COVID që i shpalosi pak minuta më parë kryeministri, Avdullah Hoti nëpërmjet një konference për media e të cilat priten të votohen sot nga qeveria. Ahmeti thotë se është paradoksale se si Prishtina është vendosur në zonën e kuqe, teksa Lipjani e Graçanica në zonën e gjelbër, pavarësisht afërsisë në distancë që kanë këto komuna, njofton Klan Kosova Mes tjerash Ahmeti thotë se në zonën e gjelbër janë vendosur komuna të cilat nuk bëjnë asnjë testim. Reagimi i plotë i Ahmetit: Sistemi i qeverisë për masa: – Prishtina në zonën e kuqe, e Lypjani e Gracanica zonë e gjelbërt thua se jemi qindra kilometra larg. – në qoftë se një komunë nuk e teston askënd, pra nuk ka raste pozitive atëherë është në zonën e gjelbërt Prishtina me 12000 teste natyrisht se ka me dal me numër më të madh se sa Ferizaji me 350 teste. #jombylljes me keso parimesh e kriteresh! #jombylljes pa ndihme ekonomike për bizneset dhe qytetarët