Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ahmetaj: Pranvera la pas krizën ekonomike

NULL NULL
31.05.2016 12:06

Ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj bëri një panoramë pozitive të situatës ekonomike dhe financiare në vend. Ai foli për rritje të konsumit, kreditimit dhe punësimit dhe e quajti këtë pranverë si pranvera që la pas krizën ekonomike.

Sipas Ahmetajt, konsumi është rritur me 1.2 përqind tek ushqimet, në një kohë që rajoni ka regjistruar rënie me 0.6 përqind.

Ahmetaj tha se papunësia ka rënë me 4.8 përqind dhe norma e papunësisë aktualisht është ndaluar në 17.1 përqind.

“Mbetet e lartë, por tendenca mbetet e ulët dhe kjo lidhet edhe me përmirësimin e klimës së biznesit”, u shpreh Ahmetaj.

Të dhëna pozitive Ahmetaj thotë se ka edhe nga eksportet.

“Eksporti ka dhënë shenjat e para pozitive. Për muajin prill ka një rritje 1.5 përqind që është pozitive”, tha ai.

Rritje të fortë kanë patur edhe importet, ku 10.2 përqind e tyre i faturohet gazsjellësit TAP.

“Kemi një rritje 17.2 përqind të importit dhe duke e zhveshur nga TAP, rritja e tyre është 7 përqind”, tha Ahmetaj.

Rritja të fortë ka patur kredia konsumatore. Ajo është ndalur në 12.6 përqind, ndërsa ajo e biznesit mbetet në nivele të ulta, por sërish, siç tha Ahmetaj, në trend pozitiv, raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.