Ahmetaj për vendimin e Manstirit: Kurti lëshoi pe për ta ruajtur kokën (VIDEO) NULL NULL 14.03.2024 21:53 14.03.2024 21:53 Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, Rubikon, foto: Klan Kosova Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka lëshuar pe për Manastirin e Deçanit, për ta ruajtur kokën e tij. “Këshilli i Evropës është pretekst në këtë rast”, tha ajo në Rubikon në Klan Kosova. Ahmetaj tha se ndryshe Kurti s’do ta bënte një gjë të tillë. Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë të datës 13 mars njoftoi se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale që 24 hektarë tokë t’i kalojnë Manastirit të Deçanit. Ky vendim u përshëndet nga faktori ndërkombëtar, të cilët e quajtën si “hap të domosdoshëm” dhe “guxim politik”/ Klankosova.tv