Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Agron Kuka: Majlinda Kelmendi e konfirmoi se është e jashtëzakonshme

NULL NULL
22.06.2019 18:28

Kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, ka thënë se kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, edhe një herë e ka dëshmuar se është e jashtëzakonshme duke siguriar medaljen e artë në Lojërat Europiane “Minsk 2019”.

Ai ka thënë se Garda Nacionale e Bjellorusisë sot do ta nderojë flamurin e Kosovës për herë të parë, falë suksesit të sportisteve kosovare, transmeton Klan Kosova.

“Qëllimi jonë është që të fitojmë medalje. Sot me dy garuese ne arritëm kulmin duke u kualifikuar në finale. Para pak çastesh Majlinda na konfirmoi se është e jashtëzakonshme duke arritur medaljen e artë”.

“Për herë të parë tani në Bjellorusi do të ngrihet flamuri i Kosovës. Kjo me të vërtetë është një ngjarje historike, jo vetëm për sportin, por për të gjithë shqiptarët”.

“Në çdo garë ne synojmë medalje, pa marrë parasysh a është e bronztë, e argjendtë apo e artë. Shpresoj që edhe Nora Gjakova të stoliset me medaljen e artë”.

“Garda nacionale e Bjellorusisë sot do ta nderojë flamurin e Kosovës. Shpresoj që kjo të mos mbetet vetëm në sport”.

EUROPA MUND TA IZOLOJË KOSOVËN, POR JO MAJLINDËN – E ARTË EDHE NË LOJËRAT EUROPIANE

klankosova.tv

lajme të ngjashme