Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AGK del kundër raportimit joprofesional

NULL NULL
21.04.2020 13:05

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se është duke përcjellë me vëmendje raportimet e fundit rreth rastit të vdekjes së vajzës si rrjedhojë e rrëzimit nga ndërtesa dhe vdekjes së gruas shtatzënë si pasojë e infektimit nga virusi Covid-19.

AGK shpreh shqetësim për publikimin identitetit dhe fotografisë së viktimave në disa portale online, njofton Klan Kosova.

Kjo formë e raportimit, është shkelje e Kodit Etik, ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

AGK kërkon nga kolegët gazetarë që, në raste të ndjeshme si këto të mos zbulojnë identitetin e viktimës, por edhe gjatë raportimit për raste të tjera, si dhe t’u përmbahen kritereve profesionale dhe etikës së gazetarisë.

AGK mbështet vetëm punën profesionale të gazetarëve e cila bazohet në respektimin e standardeve dhe kritereve profesionale duke inkurajuar informimin objektiv dhe të saktë për publikun.

lajme të ngjashme