“Aftësitë e artit në rrugë”, Szunyog i përcjell nga afër krijuesit e rinj NULL NULL 09.05.2023 13:06 09.05.2023 13:06 Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, në shënim të Ditës së Evropës, ka marrë pjesë në masterklasën “Aftësitë e artit në rrugë”. Në këtë projekt, të rinjtë nga mosha 13 deri në 18 vjeç, patën rastin të mësojnë për bazat dhe teknikat e artit të rrugës. Masterklasa është zhvilluar në hapësirat e Shtëpisë së Evropës që ndodhet në Prishtinë. Kujtojmë se me rastin e Ditës së Evropës është bërë edhe përurimi i muralit të “Energjisë së Mirë”. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Murali është pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së në Prishtinë. Në Ditën e Evropës përurohet murali i “Energjisë së Mirë” *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv