Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Afrikano-amerikania bën historinë në garën e shqiptimit në SHBA

NULL NULL
09.07.2021 09:02

Një adoleshente është bërë e para afrikano-amerikane që ka fituar në kompeticionin e shqiptimit të fjalëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ” US Scripps National Spelling Bee”.

Zaila Avant-garde, 14-vjeçarja nga Neë Orleans, ka korrur fitore me fjalën “murraya”, një lloj peme tropikale.

Për të arritur në këtë pikë asaj iu desh më herët të shqiptonte fjalët “querimonious” dhe “solidungulate”.

Ajo praktikon deri në shtatë orë shqiptimin, duke e përshkruar atë si një hobi anësor, por fokusi i saj është të bëhet një profesioniste e basketbollit.

Në rundin final ajo ka mposhtur 12-vjeçaren, Chaitra Thummala, nga Frisco në Teksas, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme