Afrikani i refuzuar, pas 9 muajsh kthehet në fushën e futbollit të “Dukagjinit” të Klinës (VIDEO) NULL NULL 11.03.2025 19:27 11.03.2025 19:27 Demba Jallow Për herë të parë pas nëntë muajsh prej kur erdhi në Kosovë, Demba Jallow goditi topin në një ndeshje të vërtetë futbolli. Pak ditë pasi KIKS Kosova mësoi historinë e trishtë të 18-vjeçarit që erdhi nga Gambia e Afrikës për të luajtur në Kosovë, dikush u aktivizua që ta regjistronte në ekip. Këtë të shtunë ai luajti me “Dukagjinin” e Klinës në kategorinë e dytë të U21-shave. Kiksi vazhdimisht kontaktoi me Demzin, derisa ky i fundit bëri të ditur se drejtori i klubit i kishte regjistruar të gjithë lojtarët. Për këtë ai thotë se ndihet më i lumtur se kurrë. Kiks Kosova do të vazhdojë ta përcjellë rrjedhën e udhëtimit të 18-vjeçarit afrikan. /Klankosova.tv