“Aeroporti i Tiranës, me veshje të re”, Rama: Do ketë shesh këmbësoresh dhe parkim të ri nëntokësor NULL NULL 06.05.2025 12:46 06.05.2025 12:46 Aeroporti i Tiranës do të ketë një veshje të re spektakolare, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka ndarë edhe pamjet në rrjetet sociale. Rama shprehet se do të ketë shesh të madh e të bukur këmbësorësh në hyrje-daljen e aeroportit, së bashku me një parkim të ri nëntokësor për mbi 1000 automjete. “E gjeni dot çfarë është? Veshja e re spektakolare e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, e cila do ta mbështjellë të tërin si shembëlltyrën tërheqëse të Shqipërisë, Europës së Ballkanit. Një shesh i madh e i bukur këmbësorësh në hyrje-daljen e aeroportit, së bashku me një parkim të ri nëntokësor për mbi 1000 automjete, do të jenë së shpejti në dispozicion të udhëtarëve e turistëve, të cilët e kanë bërë aeroportin tonë, kampionin e rajonit, me rritjen më të lartë mes aeroporteve të Europës në vitet pas pandemisë”, shkruan Rama./Abcnews.al