Adele publikon album pas pesë vjetësh NULL NULL 19.11.2021 16:19 19.11.2021 16:19 Këngëtarja angleze, Adele, e ka publikuar sot albumin e saj, “30”. Adele bëri bujë sivjet pasi e realizoi albumin e saj me distancë pesëvjeçare prej albumit të saj të tretë, “25”. Ylli i hitit “Easy On Me” kishte planifikuar që ta sillte këtë album vitin e kaluar, por nuk kishte mundur shkaku i telasheve që solli pandemia COVID-19 që po vazhdon edhe sot. Albumi pritet të debutojë në vendin e parë në shumë shtete, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar.