Adele falënderon punonjësit shëndetësorë në mesazhin e ditëlindjes NULL NULL 06.05.2020 12:30 06.05.2020 12:30 Adele është rishfaqur në rrjetet sociale me një masazh falënderimi për të gjithë punonjësit në vijën e parë të frontit, në luftë me pandeminë Covid-19. Këtë mesazh ajo e postoi në Instagram me rastin e ditëlindjes së saj. “Faleminderit për dashurinë që më ofruat për ditëlindje. Shpresoj që të gjithë jeni të sigurt dhe të shëndoshë gjatë kësaj kohe të çmendur. Dua të falënderoj të gjithë reaguesit e parë dhe punëtorët thelbësorë që po na mbajnë të sigurt ndërsa rrezikojnë jetën e tyre. Me të vërtet jeni engjujt tanë” ka shkruar këngëtarja. Shkrimit për ditëlindjen e saj të 32-të, Adele ia bashkoi edhe një foto. Ajo u komentua shumë për dukjen e saj, specifikisht për humbjen në peshë. Gjithashtu ka spekulime se Adele do të rikthehet me album të ri pas pesë vjetësh, më vonë gjatë këtij viti. View this post on Instagram Thank you for the birthday love. I hope you’re all staying safe and sane during this crazy time. I’d like to thank all of our first responders and essential workers who are keeping us safe while risking their lives! You are truly our angels ♥️ 2020 okay bye thanks x A post shared by Adele (@adele) on May 5, 2020 at 9:38pm PDT