Abrashi: Kosova po shndërrohet në vend atraktiv për investime NULL NULL 29.05.2016 16:49 29.05.2016 16:49 Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se kjo javë është “java e investimeve gjermane dhe më gjerë”. “Nesër konferenca “Investimet dhe Punësimet nga Disapora”, të martën panairi i punës, me prezencë të Agjensionit të Punësimit të Gjermanisë, të enjten përurimi i një investimi Gjermano – Kosovar, dhe gjatë vitit, pas plotësimit të procedurave, qindra vende pune në një fabrikë të procesimit të perimeve” ka thënë ai në Facebook, transmeton Klan Kosova. Abrashi ka thënë se “Kosova po shndërrohet në vend atraktiv për investime gjermane dhe më gjerë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 23 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day