Abdixhiku: Viti 2025, bizneset tona ende ballafaqohen me mungesë të rrymës NULL NULL 17.01.2025 16:19 17.01.2025 16:19 Lumir Abdixhiku Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot një biznes në Pejë. Por, Abdixhiku shpreh një hall për bizneset. E ajo është problemi me rrymë, transmeton Klankosova.tv. “Eksport, punësim, vlerë! Por, probleme me rrymë! Viti 2025 e bizneset tona që krijojnë ballafaqohen me probleme bazike, sikurse energjia elektrike!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. Ai shton se nën qeverisjen e tij, bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës, e jo të gozhdohen e as të shantazhohen. “Me qeverinë tonë të ardhshme, bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës; jo të gozhdohen e shantazhohen! Politikat tona do të drejtohen nga ta; sepse besojmë në zhvillim, sepse jemi të djathtë! Bashkë me ta, do ta ndërtojmë të ardhmen e ndritur për Kosovën dhe për qytetarët tanë!”. Po ashtu, në një aktivitet tjetër po në Pejë, Abdixhiku tha se bizneseve të Kosovës i duhet një Qeveri që e kupton se pse është e tillë në radhë të parë. “Kosova ka biznese të mira, të forta! Krejt çka i duhet është një Qeveri që e kupton se pse është Qeveri në radhë të parë. Jo për të sharë, jo për të fyer, hiç se hiç për t’u ankuar; por për të shërbyer me gjëra konkrete! Ndryshimi po vjen! Me të, dhe mendësia e re në Kosovë që primitivizmin e sotëm qeverisës e lë në harresë!”.