Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për “kandidatin që mund të jetë edhe Vjosa Osmani” NULL NULL 27.04.2026 22:57 27.04.2026 22:57 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka treguar nënshkrimet e tyre për kandidatin për president, që siç u shpreh, “mund të jetë edhe Vjosa Osmani”. Ai është shprehur se nuk i ka bërë publike këto nënshkrime, sepse sipas tij, nuk ka dashur t’i bëj pjesë të lojërave politike. Abdixhiku tha se LDK-ja vepron në mënyrë shumë institucionale dhe siç tha, është serioze në qëndrimet e veta. “Ja ku janë 15 nënshkrime të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe besoj që kjo ishte dashur ta përmbyllë gjithë debatin politik në Kosovë. 15 nënshkrime të LDK-së, për kandidatin e propozuar të LDK-së, por unë këto nënshkrime nuk kam dashur t’i bëj pjesë të lojërave politike, sepse janë serioze”. “LDK-ja megjithatë vepron në mënyrë shumë institucionale dhe është serioze në qëndrimet e veta politike, nuk propozon diçka LDK-ja çfarë s’mund t’i qëndrojë prapa politikisht”, u shpreh ai./Klankosova.tv