Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Nuk ka shumicë parlamentare NULL NULL 31.10.2025 14:00 31.10.2025 14:00 Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani. Ai ka deklaruar se nuk ka shumicë parlamentare për formimin e një qeverie të re. “Në këtë takim u dëshmua ajo që LDK-ja kishte thënë gjithherë, që në Kosovë, pas rezultatit të 9 shkurtit, nuk ka shumicë parlamentare”, u shpreh ai. Abdixhiku thotë se ky ishte deklarimi i 52 përfaqësuesve të partive nw takimin e sotëm me tw parwn e shtetit. Derisa ai shtoi se në takimin me presidenten, u përmend shpesh edhe qeveria e tranzicionit. Por, i pari i LDK-së shtoi se një qeveri e tillë nuk mund të krijohet tani. “Sa më parë që i organizojmë zgjedhjet, i shmangemi krizave eventuale”, tha ai tutje. Abdixhiku po ashtu deklaroi se tani është në dorën e të parës së vendit, deri të mërkurën, të përcaktojë se a ka shumicë parlamentare, apo nëse nuk ka. /klankosova.tv