Abdixhiku nga Prizreni: Fitore dhe asgjë më pak NULL NULL 29.01.2025 19:29 29.01.2025 19:29 Lidhja Demokratike e Kosovës sot e ka mbajtur tubimin zgjedhor në Prizren. Atje, kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Lumir Abdixhiku, theksoi unitetin e së djathtës në zgjedhjet e 9 shkurtit. “Historia duhet të flas edhe më 9 shkurt. Kur të na shikojnë pas, për të parë se si në momentet më të rëndësishme të vendit, në udhëkryqin më të madh historik të shtetbërjes, e djathta u bë bashkë, për të dhënë të pamundurën, për të bërë të pamundur, për të bërë vet ndryshimin!”, tha Abdixhiku në fjalimin e tij. Abdixhiku qytetin e Prizrenit e quajti “simbol të fitores së LDK-së”. Kreu i LDK-së qartazi tregoi qëllimin e këtij subjekti në këto zgjedhje. “E djathta u bë bashkë në Prizren! Dhe nga Prizreni i dha LDK-së ndenjën e fitores! Fitore pra, dhe asgjë më pak!” u shpreh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv