Abdixhiku në Korishë të Prizrenit: LDK-ja dhe Kosova kanë të ardhme të bukur përpara NULL NULL 22.01.2025 21:14 22.01.2025 21:14 Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku. Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur se pas Gjakovës, është ndalur në fshatin Korishë të Prizrenit. Ai tha se aty u pritën si asnjëherë më parë dhe shkroi se LDK-ja dhe Kosova kanë të ardhme të bukur përpara. “Pas Gjakovës, u ndalëm në fshatin Korishë të Prizrenit. Edhe aty, u pritëm si asnjëherë më parë. Sa kënaqësi! Në një pjesë të formësimit tim jetësor, kisha vendosur që dy javët e pushimeve verore, t’i kaloja nëpër fshatrat e Kosovës. Korisha ishte njëra ndër ndaljet”. “Tek familja Ahmeti kisha kaluar dy mbrëmje. Aty kisha kuptuar gjithë historikun e këtij fshati fisnik; sakrificat e tragjeditë! Korisha është simbol i unitetit e ringritjes! Do të ringritemi të gjithë! LDK dhe Kosova kanë të ardhme të bukur përpara! Driton e kandidatë, vazhdoni punën e mirë”, ka shkruar tutje Abdixhiku.