Abdixhiku në Banjë të Istogut: Tërmet politik, mbështetja e zjarrtë na mbushi me krenari NULL NULL 26.01.2025 17:47 26.01.2025 17:47 Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka takuar qytetarët e Banjës së Istogut. Abdixhiku tha se në Banjë të Istogut ndodhi termet politik, ku tha se sallat ishin plot, korridoret plot e zemrat plot. “Mbështetje e zjarrtë e kësaj ane që na mbushi me krenari e me shpresë për të ardhmen! Banja e rreshtuar fuqishëm prapa vizionit të LDK-së për Kosovën përparimtare! U fola për angazhimin tonë për zhvillimin e Istogut dhe të gjithë Kosovës”. “Projektet tona për mbështetjen e bujqësisë, zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës janë të qarta dhe të realizueshme”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv. Më tej, ai tha se fryma e fuqishme që po i shoqëron kudo, është thirrje e qartë popullore për ndryshim dhe garanci se më 9 shkurt do ta festojnë fitoren e madhe. “Faleminderit Ilir për organizimin, suksese kandidatëve tonë nga kjo anë Shkemb Manaj, Serbeze Kabashi Muçaj, Besim Mulaj, Lisa Rugova. Bashkë do të bëhemi ndryshimi”, tha Abdixhiku.