Abdixhiku krah Ramës: Le të votojmë – Prishtina flet e para NULL NULL 09.11.2025 18:17 09.11.2025 18:17 Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ndarë një fotografi krah kandidatit të kësaj partie për të parin e Prishtinës, Përparim Ramën. Nga zyra, Abdixhiku u bën thirrje qytetarëve të votojnë derisa kanë mbetur veç edhe pak minuta deri në mbylljen e vendvotimeve. “Ora e fundit! Thirja e fundit para lajmit të madh. Le të votojmë. Prishtina flet e para”, ka shkruar i pari i LDK-së, njofton Klankosova.tv.