Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A po e konfirmon martesën Miley Cyrus?

NULL NULL
26.12.2018 23:30

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth duket se tashmë mund të jenë duke shijuar muajin e mjaltit.

Këngëtarja ka postuar disa fotografi romantike, bardh e zi, me Hemsworth – vetëm dy ditë pasi u përhap lajmi se çifti kishte kurorëzuar dashurinë e tyre.

https://www.instagram.com/p/Br3Ul76hG3s/

“Dhjetë vjet më vonë”, kishte shkruar ajo në njërën nga fotografitë ku ajo shihet teksa përqafon Hemsworth.

https://www.instagram.com/p/Br3VI2CBJkJ/

Pavarësisht se fotografitë e ëmbla të çiftit duke u puthur dhe përqafuar nuk kishin ndonjë përshkrim specifik që e konfirmon martesën e tyre, duket se ato ishin shkrepur në ditën kur Cyrus dhe Hemsworth i kishin thënë “po” njëri-tjetrit.

Në këto fotografi shihet 26 vjeçarja Cyrus me fustan të bardhë derisa 28 vjeçari Hemsworth me një kostum, transmeton Klan Kosova.

https://www.instagram.com/p/Br3VA71h0Ov/

Këtë javë, u përhap lajmi se ata janë martuar pasi në publik dolën disa fotografi ku çifti shihet duke prerë një torte, të dy veshur ashtu siç e do tradita në dasma.

Martesa e çiftit vjen pas një lidhje me ndarje të shpeshta. Cyrus dhe aktori australian kanë qenë në lidhje për disa vjet, para se ai t’i propozonte në vitin 2012.

Çifti i dha fund fejesës së tyre dhe u ndanë, vetëm një vit më vonë.

Ata u rilidhën sërish në vitin 2015. Pavarësisht të gjitha raportimeve për ribashkimin ose jo të tyre, romanca e tyre u bë të jetë më serioze se kurrë në verën e vitit 2016, kur çifti u panë në darkë me prindërit e Hemsëorth, dalje të shpeshta në publik dhe pushime.

 

lajme të ngjashme