A po bashkohen Amber dhe Wiz? NULL NULL 13.08.2015 20:20 13.08.2015 20:20 Amber Rose dhe Wiz Khalifa janë divorcuar në vitin 2014 por duket se ata janë “ribashkuar” në koncertin e reperit në qytetin e Los Anxhelosit. Aktori, Ryan Hansen ka publikuar një fotografi ku të dy shihen bashkë dhe madje shumë të lumtur derisa janë në prapaskeën e koncertit të Khalifa. Hansen i cili ishte në mes të dyve ka shkruar, si duket me humor ose ironi se është i lumtur ta shpallë veten si këshillues divorcesh, transmeton Klan Kosova. Mbetet të shihet nëse çifti i dikurshëm i shumë përfolur do të ribashkohen apo kjo ishte vetëm një moment miqësie mes tyre. Rose dhe Khalifa ishin martuar në vitin 2013 ndërsa së bashku kanë edhe një djalë dy vjeçar.