A pati neglizhencë nga QPS në Lipjan në rastin tronditës të 5-vjeçarit? NULL NULL 18.03.2026 11:28 18.03.2026 11:28 Rasti i 5-vjeçarit nga Lipjani i cili ishte keqtrajtuar nga prindërit e tij, e ka tronditur vendin. Prindërit e fëmijës kanë përfunduar në paraburgim, ndërsa për rastin është deklaruar sërish drejtoresha e Qendres për Punës Sociale në Lipjan, Makfirete Shamolli. Ajo u pyet edhe sot nga gazetarët nëse QPS-ja ka bërë neglizhencë në rastin në fjalë. “Për pjesën tjetër, tash është Inspektorati, çdo gjë që flas unë domethënë edhe pjesa e ndjekjes penale mendoj që unë e pengoj një proces. Mendoj që çdo gjë do të sqarohet objektivisht. Krejt çka mund të them është se Qendra për Punë Sociale e ka një përkushtim të jashtëzakonshëm me kapacitetin që e ka”, deklaroi ajo, pa u përgjigjur specifikisht për veprimet e ndërmarra prej institucionit. Rasti i 5-vjeçarit: QPS në Lipjan ishte në dijeni për gjendjen e familjes, fëmija u largua kur situata u bë kritike