Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A mund t’i bëjë ballë Ukraina, Rusisë pa ndihmën e SHBA-ve? (VIDEO) 

NULL NULL
11.03.2025 10:32
Foto ilustruese: Flamuri amerikan (në anën e djathtë), dhe ai ukrainas.
Foto ilustruese: Flamuri amerikan (në anën e djathtë), dhe ai ukrainas.

Presidenti amerikan Donald Trump, ka ndaluar të gjitha financimet dhe furnizimet me armatime për Ukrainën, duke ngritur pikëpyetje mbi aftësinë e këtij vendi për të përballuar agresionin rus pa mbështetjen amerikane.

Që nga viti 2022, kur nisi pushtimi i Ukrainës, SHBA-të kanë qenë donatori më i madh i ndihmës ushtarake, duke dhënë 122.8 miliardë dollarë, një shumë që përbën gati gjysmën e totalit të ndihmës ndërkombëtare për Ukrainën në këtë periudhë trevjeçare lufte, njofton Klankosova.tv.

Pas SHBA-ve, ndihmën më të madhe e kanë dhënë institucionet e BE-së, të ndjekura nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe vende të tjera.

Por sa mund të mbijetojë Ukraina pa ndihmën amerikane dhe sa po kontribuuojnë vendet e tjera?

Për të kuptuar më shumë, ndiqni materialin e përgatitur nga gazetari Enis Reçica, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova:

lajme të ngjashme