A mund të kombinohen vaksinat? (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 29.05.2021 21:21 nga Arbreshë Uka 29.05.2021 21:21 Kosova së fundmi ka pranuar kontigjentin më të madh deri më tani të vaksinave, mbi 100 mijë sosh Pfizer. Teksa, ata që u imunizuan të parët me kurën AstraZeneca iu kanë mbetur vetëm edhe pak javë deri në marrjen e dozës së dytë. E qytetarët kanë dilema se a duhet dozën e dytë ta marrin të vaksinës së njëjtë apo tjetër. Studimet e fundit për këtë punë, sipas profesionistëve shëndetësorë, tregojnë se nuk është i ndaluar kombinimi i vaksinës Astrazeneca dhe Pfizer. Ani se të gjitha këto janë vetëm hulumtime dhe nuk ka rekomandime për këtë.