A mund të dashurojnë fëmijët? NULL NULL 24.06.2015 14:12 24.06.2015 14:12 Si fillim, fëmijët të cilët rriten në ambiente të mbushura me dashuri, i kushtojnë shumë rëndësi partnerit, bëjnë zgjedhjet e duhura dhe kur rriten, ata bëhen më romantikë. Studimet tregojnë, që fëmijët të cilët kanë raport të fortë me prindërit e tyre dhe shoqëri të mirë me miqtë e tyre, janë më pak të prirur të hidhen në një lidhje dashurie në moshë të re. Fëmijët kanë simpati shpesh herë për shokët ose shoqet e klasës, ose për një fqinjë të tyrin. Gjithsesi, fëmijët mund të bien në dashuri edhe pse janë të vegjël, dhe prindërit e tyre duhet të jenë aty që t’i përkrahin ata. Prindërit duhet tu qëndrojnë pranë, dhe t’i përgatitin ata për sfidat dhe dhimbjen që sjell ndarja. Është e vërtetuar shkencërisht, që dashuria në moshë të re është reale.