Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A mund ta parashikojnë motin insektet?

NULL NULL
01.09.2021 15:19

Për qindra vjet, njerëzit kanë parë sjelljen e kafshëve për t’i ndihmuar në parashikimin e motit.

Vëmendja ndaj insekteve dhe merimangave, në veçanti, ka ndihmuar shumicën, nga fermerët e deri te detarët, që të parashikojnë se çfarë mendojnë se do të mbajë moti më tej.

Për shembull, thuhet se ‘nëse milingonat ndërtojnë muret e tyre të shpeshta,/ Shiu do të bjerë’ – kjo do të thotë që milingonat kanë tendencë të angazhohen para reshjeve, ashtu si edhe merimangat.

Përndryshe, kur merimangat duken të zëna me ndërtimin e rrjetave në mes të ditës, kjo merret si një shenjë se moti do të mbetet i pastër e pa të reshura.

Shembuj të tjerë të gojëdhënave rreth motit, të lidhura me insektet përfshijnë:

  • Shihni sa është e lartë foleja e grerëzës, kjo do tregojë sa lart do të arrijë bora.
  • Nëse kodrat e milingonave janë të larta në korrik, dimri i ardhshëm do të jetë i vështirë.
  • Kur bletët distancohen nga fluturimi, ditët janë të ngrohta dhe qielli është i ndritshëm; Por kur fluturimi i tyre përfundon pranë folesë së tyre, moti i stuhishëm me siguri do të vijë.
  • Ardhja e hershme e bulkthave në vatër do të thotë një dimër i hershëm.
  • Sa më shpejt cicërojnë bulkthët, aq më e ngrohtë është temperatura.

Teksa shumica e kësaj është bestytni, ka pasur disa dëshmi shkencore që sugjerojnë se sjellja e insekteve ndryshon në varësi të kushteve të motit që do vijë, veçanërisht në rastin e reshjeve të shiut.

Kur iu drejtua pyetja se pse mizat priren të kafshojnë para një stuhie, Dr. Ken Paige – profesor dhe kreu i asociuar i Departamentit të Biologjisë së Kafshëve në Universitetin e Illinois – tha për Chicago Tribune se insektet dhe mizat ‘ka të ngjarë të reagojnë në bazë të rënies barometrike të presionit para shiut’.

Të kapesh në shi mund të jetë shkatërrues për një insekt të vogël, kështu që të qenit në gjendje të parashikojë ndryshimet në atmosferë i ndihmon ata të përgatiten më mirë për kushtet e pafavorshme të motit.

Hulumtuesit në laboratorin e José Bento, një entomolog në Universitetin e Sao Paulo të Brazilit, gjithashtu kanë zbuluar se insekte të caktuara priren të shmangin seksin kur ka rënie të presionit atmosferik para reshjeve të shiut.

lajme të ngjashme