A kemi ditur t’i lyejmë thonjtë ashtu si duhet NULL NULL 12.12.2015 19:30 12.12.2015 19:30 Të gjithë kemi pasur një eksperiencë ku e kemi “prishur” fare me manikyrin. Por e vërteta është që ju nuk keni nevojë të jetë një manikyrist profesionist për të bërë një punë të madhe, por të paktën ju duhet të jeni të sigurtë që atë që bëni ta bëni në mënyrën e duhur. 1. Sigurohuni që sipërfaqja e thonjve tuaj të jetë super e pastër. Çdo pluhur, lagështi, ose manikyr i mbetur do të prishë sipërfaqen e thonjve dhe lyerja nuk do të jetë perfekte. Këtë gjë mund ta bëni me një furçë dhëmbësh për një pastrim perfekt. 2. Pastroji me açeton Pasi ta keni zgjedhur ngjyrën perfekte , ju duhet të fshini thonjtë e pastër me një top pambuku, por në qoftë se açetoni ju shkakton tepër tharje në thonj, atëher provoni një pastrues pa aceton. Gjithnjë lyeni thonjtë me një manikyr bazë në fillim. Shumë vajza mendojnë se duke i lyer thonjtë në fillim me një manikyr të tejdukshëm ,do bëjë që manikyri me ngjyrë të rri më bukur.Kjo është e vërtetë. Një shtresë bazë duhet të jetë e butë, lëmon thoin dhe ndihmon ngjyrën tjetër të fiskohet më mirë. Teknika e gabuar e lyerjes Ky është gabimi numër një që vajzat bëjnë. Fotoja më poshtë tregon teknikën e duhur. Gjithmonë prisni dy minuta para se të aplikoni një shtresë të dytë. Sigurohuni që të mos aplikoni më shumë se dy shtresa, sepse sa më e trashë të jetë shtresa me manikyr aq më shumë gjasa ka që manikyri të hiqet. Kujdesuni për duart Shumë prej nesh e gjejnë veten në kuzhinë duke bërë gjëra të tilla si gatim, larje, shplarje me detergjentë të ndryshëm, por që ju të keni duar të lëmuara dhe manikyr që zgjat vishni doreza gome. Për të rritur shkëlqimin dhe për të mbajtur thonjtë tuaj të hidratuar, aplikoni vaj tek thonjtë çdo ditë.