Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A ka efekt vaksinimi kundër fruthit? (VIDEO) 

NULL NULL
24.03.2025 17:28

Infektologu Valbon Krasniqi thekson se vaksinimi kundër fruthit është shumë efektiv dhe ndihmon në parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Krasniqi tregoi se  vaksina kundër fruthit jepet në dy doza: Doza e parë në moshën 1-vjeçare dhe  doza e dytë në moshën 6-7 vjeçare.

“Këta fëmijë që e kompletojnë vaksinimin me vaksinën e fruthit, e cila jepet bashkë me atë të shytave, janë të mbrojtur në një përqindje shumë të lartë. Në mjekësi nuk ka mbrojtje 100%, por vaksina siguron mbrojtje mbi 90%. Edhe nëse një fëmijë i vaksinuar bie në kontakt me virusin, në shumicën e rasteve nuk do të sëmuret, ka shpjeguar Krasniqi, në emisionin “Ora e Pasdites” në Klan Kosova.

Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme:

 

 

lajme të ngjashme