A ka buxhet për organizimin e zgjedhjeve, flasin nga KQZ NULL NULL nga Shkurte Zajmi 22.12.2020 10:54 nga Shkurte Zajmi 22.12.2020 10:54 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit që shpall datën e zgjedhjeve të parakohshme në mënyrë që të fillojë me përgatitjet intensive për organizimin e tyre. Në një prononcim për klankosova.tv, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se këto zgjedhje janë sfiduese për shkak të pandemisë së COVID-19. “Jemi në kohë pandemie dhe sigurisht se këto zgjedhje janë sfiduese për faktin se KQZ-ja krahas përgatitjeve teknike për organizimin e këtyre zgjedhjeve duhet të merret edhe me zbatimin e masave apo rekomandimeve të institucioneve shëndetësore që lidhen me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor”. Ndërkaq, sa i përket buxhetit për organizimin e tyre, Elezi deklaroi se Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për këtë proces zgjedhor i cili nuk ishte i planifikuar. “Prandaj, KQZ-ja do të përgatis me kohë kërkesën buxhetore të cilën do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës në kohën kur shpallen këto zgjedhje”, shtoi ai, njofton Klan Kosova. Këto zhvillime vijnë pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit ë vendi do ë shkojë në zgjedhje në afat prej 45 ditësh. Kjo pasi gjykata i ka dhënë të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje, në ankesën e saj për votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha mbledh drejtorët rajonalë të policisë, flasin për "Goditjen" dhe "Targetin” 3 orë më parë
Kosova Dita Ndërkombëtare Pa Makina – qytetarët me biçikleta e trotinetë e shfrytëzojnë sheshin deri te rrethi i Flamurit 9 orë më parë