A janë të shëndetshme domatet jeshile? NULL NULL 09.12.2022 07:56 09.12.2022 07:56 Domatet jeshile përdoren shpesh si përbërës i ushqimeve të ndryshme. Por, a janë të shëndetshme ato. Dietologia, Garima Goyal tha se domatet jeshile janë një burim i madh antioksidantësh. “Tekstura e fortë dhe konsistenca e domateve jeshile i lejojnë ato të përdoren në pjata të shumta. Ashtu si të gjitha frutat dhe perimet e tjera me ngjyrë, domatet jeshile janë një burim i madh antioksidantësh”, tha ajo. Ndërkaq, dietologia tjetër Priya Palan, u shpreh se nga domatet jeshile ka shumë përfitime, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv. “Rritni imunitetin: Ato janë të mbushura me vitaminë C, e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe luftimin e të ftohtit dhe sëmundjeve të tjera. Vitamina C gjithashtu ndihmon trupin të përthithë më mirë hekurin nga një ushqim me bazë bimore. Somatet jeshile janë një burim i madh i vitaminës A”, tha ajo. Tutje, ajo u shpreh se këto domate janë të mira edhe për lëkurën dhe hidratimin e trupit.